Fushat e presionit të ulët që tashmë kanë kaluar mbi rajon, do të mbesin të bllokuara mbi detin e Zi, ku mbi vendin tonë do të kushtëzojnë mot jo stabil edhe për ditët në vijim.
Pritet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, e orëve të pasdites priten zhvillime të shtrëngatave me shi.
27.07 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima.
28.07-29.07 – Mot pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.