
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për datat 1 dhe 2 janar të vitit 2021.
Gjatë dy ditëve të para të vitit 2021 do të mbajë mot me vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit./Insajderi.com