
Sipas Prishtina Weather, në fundjavë mjegulla pritet të shpërndahet.
Nga e diela pritet më ftohtë me vranësira.
“Javën e ardhshme me kthjellime, temperaturat në rritje”, thuhet në njoftim.
Të shtunën, moti në Kosovë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, që vazhdojnë të kushtëzojnë mot të kthjellët, e në vise të ulëta mjegull ose vranësira të ulëta.
“Nga e diela, fusha të ulëta barike me masa më të ftohta ajrore, do të depërtojnë mbi Itali, që nga rajoni ynë sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e në vendin tonë ekzistojnë mundësi të ulëta që lokalisht të ketë reshje të dobëta bore ose riga shiu”, thuhet në njoftimin e PW.
Javën e ardhshme një anticiklon i fuqishëm që do të formohet mbi Evropën qendrore, gradualisht do të shtrihet mbi rajon, ku do të favorizoj mot të kthjellët dhe rritje të lehtë të temperaturave.
“Vlerat e cilësisë së ajrit do të mbeten në vlera të pashëndetshme, mirëpo me qarkullimin ajror që pritet nga dita e diel, pritet një përmirësim i lehtë, ku cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera mesatare”, thuhet në njoftim.
Moti për ditët e ardhshme:
18.01 – Në vise të ulëta mjegull ose vranësira të ulëta. Në pjesët tjera mot kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica.
19.01 – Vranësira dhe intervale me diell.
20.01 – Më ftohtë. Paradite me vranësira. Ditën dhe në mbrëmje priten kthjellime.
21.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.
22.01 – Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull në vise të ulëta.
“Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -1C, ndërsa maksimalet nga 1C deri në 5C. Në viset e ulëta të mbuluara me mjegull edhe gjatë ditës, maksimalet do të jenë më të ulëta për 3C deri 5C”, thuhet në njoftim.
PW thotë se do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja dhe verilindja 2-5m/s.
“Shtypja atmosferike do të vazhdojë të rritet edhe më tutje mbi vlera normale”, përfundon njoftimi.