Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për javën e parë të pranverës.
Sipas IHMK-së, do të ketë mot me kushte të njëjta meteorologjike dhe me temperatura nën vlerat e mesatares, sidomos të minimaleve.
“Nga dita e enjte do të kemi rritje të maksimaleve dhe kështu që vlerat e mesatareve do të regjistrohen konform me stinën që jemi”, thuhet në komunikatë.
Tutje në njoftim thuhet se në mëngjes, sidomos në gjysmën e parë të javës parashihen ngrica dhe pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes, me theks të veçantë në viseve të larta ku rrugët vazhdojnë të mbeten të lagështa.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira.
Temperaturat në shkallë vendi do të lëvizin ndërmjet -7 deri 2 gradë Celsius, minimalet, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja, por në intervale të shkurta edhe nga juglindja me shpejtësi 1-6 m/s./Insajderi.com