Parashikimi i motit për këtë javë

Parashikimi i motit për këtë javë

Me nisjen e javës së re, edhe moti do të jetë i ndryshueshëm nga ajo që lëmë pas. Gjatë kësaj jave mbi vend do të ketë mot të qëndrueshëm, si rrjedhojë e masave stabile të ajrit të cilat mbeten present gjatë kësaj periudhe të parashikimit, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, mëngjeset do të jenë të ftohta, kështu që mundësia për brymë mbetet evidente.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-22 gradë Celsius.

Po ashtu parashihet që të fryjë erë e lehtë deri mestarë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit. /Insajderi.com