Parashikimi i motit për nesër, bien temperaturat

Parashikimi i motit për nesër, bien temperaturat

Të dielën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjell me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, kjo situatë vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja. Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Kushtet biometeorologjike në viset e ulëta dhe mesatare mbeten jo të mira për shkak të ndotësve, ndërsa në viset malore paraqitet një situatë më e mirë biometeorologjike./Insajderi.com