Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperaturat deri në 15 gradë Celsius

Mot stabil, me diell dhe vranësira të pjesëshme do të mbajë gjatë së dielës së 7 shkurtit, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës në viset e ulëta dhe mesatare parashihen kushte për mjegull.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-6m/s. /Insajderi.com