Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët është paralajmëruar të mbahet sot në vend, njofton Insajderi.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në mëngjes vende-vende parashihet të ketë mjegull të radiacionit, ndërsa në viset e larta parashihen ngrica të dobëta.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja. /Insajderi.com