Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Inastituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë mot të qëndrueshëm.

Pas reshjeve të shiut dhe borës, vendi do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike dhe nuk parashihet të ketë reshje.

“Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike”, thuhet në njoftim.

Moti në Kosovë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”./Insajderi.com