![Parashikimi i motit për sot](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/04/Moti-Kosove-1-730x440.png)
Java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, sipas Institutit Hidrometerologjik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
Indeksi UV do të jetë mesatar deri i lartë në orët e mesditës. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit./Insajderi.com