Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Ditët e fundit të gushtit vazhdojnë të mbeten nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Pra sot parashihet mot i paqëndrueshëm, me diell dhe vranësira të cilat herë-herë kanë mundësi të sjellin reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga 13 deri në 29 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-29 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë./Insajderi.com