Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të mbajë sot në vend, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, nga ku tutje u tha se mot i njëjtë parashihet të mbajë edhe gjatë ditës së nesërme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë celsius.

“Moti për dy ditë 05-06.02.2021. Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull të radiacionit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Insajderi.com