Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Sot dhe nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), të cilët kanë informuar për motin në këto dy ditë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Insajderi.com