Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Moti për sot dhe nesër në vend do të jetë i vranët dhe me intervale me diell, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës derisa ka njoftuar për parashikimin e motit në dy ditët e ardhshme.

Vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s. /Insajderi.com