Parashikimi i motit për sot e tri ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për sot e tri ditët e ardhshme

Mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje shiu pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur Prishtina Weather derisa ka njoftuar për temperaturat që do të mbizotërojnë në vend sot dhe gjatë ditëve të ardhshme.

19.01 – Pjesërisht vranët, e në mbrëmje kthjellime.  Në mëngjes shumë ftohtë.

20.01 – Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.

21.01 – Kryesisht me vransira.  Në mëngjes ftohtë.  Mbrëmjes në perëndim të vendit mundësi për reshje shiu.

22.01 – Kryesisht me vransira dhe reshje lokale shiu, që më vonë në mbrëmje shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit.

Temperaturat e ajrit gradualisht në rritje, me minimale që zbresin deri në -12C të martën, e deri të premte rriten edhe në +2C. Maksimalet gradualisht në rritje nga -4C deri në 8C ditën e premte.

Do të fryj erë e lehtë nga krahu verior 1-5m/s, e në pjesën e dytë të javës nga juglindja e lehtë dhe mesatare 2-8m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale, e më pas në rënie. /Insajderi.com