Parashikimi i motit për sot – vranët dhe me reshje shiu

Parashikimi i motit për sot – vranët dhe me reshje shiu

Mot i vranët dhe me reshje shiu pritet të mbajë sot në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit tutje thuhet se pas reshjeve të shiut sot, pritet të ketë kthjellime dhe rritje të temperaturave maksimale mbi vlerat e mesatareve.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të prezencës aktive të elementeve meteorologjike. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11m/s. /Insajderi.com