Parking pa pagesë për mërgimtarët në Podujevë

Parking pa pagesë për mërgimtarët në Podujevë

Komuna e Podujevës ka marrë vendim që një pjesë të oboorrit të ndërtesës së komunës ta lëshojë për shfrytëzim të parkingut për mërgimtarët, njofton Insajderi.

Siç bëhet e ditur në dokumentin e publikuar në faqen zyrtare të komunës në Facebook, hapësira lejohet për shfrytëzim 24 orë pa pagesë.

“Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka marrë vendim që të lejojë parkimin e automjeteve të bashkatdhetarëve në parkingun brenda oborrit të Komunës (gjatë 24 orëve), gjatë qëndrimit të tyre për pushime dimërore në Kosovë”, thuhet në njoftim.

No photo description available.

Ndërkohë, kjo komunë të martën ka marrë edhe në vendim tjetër. Bëhet fjalë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësira publike.

“Me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të qytetarëve, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet publike në territorin e Komunës së Podujevës, për periudhën 22.12.2020 deri më 03.01.2021”, thuhet në njoftimin e komunës.

Tutje, bëhet e ditur se personat që veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten me 100 euro./Insajderi.com

No photo description available.