Parlamenti Evropian dërgon letër shqetësuese për arrestimin e “gylenistëve” në Kosovë

Parlamenti Evropian dërgon letër shqetësuese për arrestimin e “gylenistëve” në Kosovë

Anëtarët e Parlamentit Evropian (PE) i kanë dërguar një letër autoriteteve kosovare përmes të cilës shprehin shqetësim të madh për arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq nga Kosova, duke thënë se Kosova duhet të respektojë principet dhe standardet evropiane, transmeton kp.

Në iniciativën e anëtarit të PE-së, Igor Sholtes, raportuesi i PE-së për Kosovën dhe deputetes Rebecca Harms, deputetët nga 28 vende evropiane nga grupe të ndryshme politike i dërguan letër presidentit Hashim Taçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, njoftoi sot kabineti i Sholtes në Strasburg.