Parlamenti Evropian kërkon themelimin e asociacionit, dënon  provokimet e Serbisë  

Parlamenti Evropian kërkon themelimin e asociacionit, dënon  provokimet e Serbisë  

Parlamenti Evropian në Strasburg sot u kërkoi autoriteteve në Prishtinë që sa më shpejt të themelojnë Bashkësinë e komunave serbe në përputhje me marrëveshjen e arritur “me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.

Eurodeputetët këtë e kanë theksuar në rezolutën për të cilën kanë debatuar, ndërsa sot do të votohet për të.

Në këtë mbledhje është diskutuar për “Bashkësinë e komunave serbe e cila ende nuk është themeluar dhe nuk është hartuar as drafti i statutit të saj, dhe se për formimin e kësaj bashkësie janë përgjegjëse autoritetet e Kosovës”, transmeton agjencia e lajmeve Beta.

Deputetët e PE kërkojnë nga autoritetet e Kosovës që të formojnë një grup pune të nivelit të lartë “me mandat të qartë për hartimin e këtij statuti, i cili do të publikohet dhe do të paraqitet për debat në Kuvendin e Kosovës”.

Çështja tjetër që është diskutuar është marrëveshjet e deritanishme të dialogut Prishtinë-Beograd, për të cilat u bë thirrje të zbatohen, në krye të të cilit është Federica Mogherini që rregullisht të vlerësojnë se si dy palët po zbatojnë obligimet e tyre dhe për këtë t’i raportojnë PE.

PE shfaq shqetësimin për praninë e mëtejme të strukturave paralele të Serbisë në Kosovë dhe kërkojnë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, si dhe statusin e kompleksit të minierave të Trepçës.

Në projekt-rezolutë u bëhet thirrje liderëve të serbëve të Kosovës që në tërësi të marrin përgjegjësinë për vendet e tyre dhe rolin në institucionet e vendit, në mënyrë që të veprojnë të pavarur nga Beogradi dhe në mënyrë konstruktive t’i kontribuojnë mirëqenies së gjithë popullit të Kosovës.

Po ashtu kërkohet nga autoritetet e Kosovës që edhe më tej të mbështesin përfshirjen e përfaqësuesve serbë dhe të ndërtojnë besimin ndërmjet komuniteteve ashtu që do të promovohet integrimi i tyre ekonomik.

Themelimi i Gjykatës Speciale për gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe Zyrës së Prokurorisë së Posaçme të Gjykatës në Hagë është “përshëndetur si një hap i rëndësishëm drejt sigurimit të drejtësisë dhe pajtimit”, dhe theksohet se “mbrojtja e dëshmitarëve është vendimtare për suksesin e kësaj gjykate të veçantë, por autoritetet inkurajohen që qytetarëve t’iu lejohet për të përdorur atë sistem pa frikë nga hakmarrja.”

Eurodeputetët kanë dënuar ashpër dërgimin e trenit nacionalist serb nga Beogradi në veri të Kosovës dhe shprehën shqetësimin serioz për shkak të luftë-nxitjes dhe porosive të drejtuara kundër BE-së.

Ata kanë shprehur shqetësimin e thellë për shkak të arrestimit të Ramush Haradinajt në bazë të akuzës ndërkombëtare të vitit 2004 nga Serbia në bazë të juridiksionit universal të gjykatës së saj për krime lufte.

“Dhe shprehin keqardhje”, thuhet në draft-rezolutë, “keqpërdorimi për hetime të qytetarëve të vendeve që i kanë takuar ish-Jugosllavisë”.

Në dokumentin e PE shprehet kënaqësia që Komisioni Evropian ka propozuar heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa shpreh shqetësimin që autoritetet prishtinase nuk përmbushin obligimet e tyre në mënyrë që kjo të zbatohet, përfshirë ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, zhbërjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.