Parlamenti Evropian kundërshton ashpër taksën 100% ndaj Serbisë

Parlamenti Evropian kundërshton ashpër taksën 100% ndaj Serbisë

Parlamenti Evropian sot ka diskutuar për situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Anëtarët e Parlamentit Evropian në sesionin e sotëm plenar kanë diskutuar për situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kosova, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Serbia u vlerësuan për hapat drejt integrimit evropian

Edhe në këtë mbledhje u kërkua nga Kosova që ta tërheq vendimin për taksën e vendosur ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, transmeton Insajderi.

Raportuesi për Kosovën, Igor Sholtes tha se problemet mes Kosovës e Serbisë, nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara.

“Çështjet dypalëshe nuk mund të zgjidhen me masa të tepruara”, tha Soltes.

Igor Soltes ka identifikuar si problemet më të mëdha në vend, korrupsion e madh, krimin e organizuar, dhe mungesën e konsensusit politik në vend.

Soltes u shpreh se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, dhe ka bërë thirrje që BE-ja të kryejë detyrimin e saj.

Kurse thirrje për tërheqjen e vendimit ka bërë edhe komisioneri për zgjerim Johanes Hahn.

Ai ka thënë se vendimet e tilla janë shumë shqetësese dhe e dëmtojnë Kosovën.

“Vendimet e fundit të Qeverisë janë shumë shqetësuese dhe po dëmtojnë seriozisht Kosovën dhe bashkëpunimin rajonal, po shkelin marrëveshjen e CEFTA-s dhe janë në kundërshtim me frymën e MSA-së”, tha Hahn. /Insajderi.com