Parlamenti Evropian pritet ta miratojë sot raportin për Kosovën

Parlamenti Evropian pritet ta miratojë sot raportin për Kosovën

Parlamenti Evropian pritet që sot ta votojë raportin për Kosovën, njofton Insajderi.

Kështu ka njoftuar raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon.

Seanca e Kuvendit në Bruksel pritet të fillojë nga ora 11:00.

Ndërsa në ora 17:00, Viola von Cramon dhe raportuesi i përhershëm për Serbinë, Vladimír Bilčík do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro – janë pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet. /Insajderi.com