Parlamenti Evropian voton sot Raportin për Kosovën, vizat e dialogu dy temat kryesore

Parlamenti Evropian voton sot Raportin për Kosovën, vizat e dialogu dy temat kryesore

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka njoftuar se në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian sot pritet të votohet Raporti për Kosovën, raporton Insajderi.

Sipas tij dy ndër tema kryesore të këtij raporti janë vizat për qytetarët e Kosovës dhe dialogu Prishtinë-Beograd.

Një tjetër temë jo më pak e rëndësishme për të cilën pritet të flitet sot sipas Mandl, është edhe përspektivat për të rinjtë në dixhitalizimin dhe në fusha të tjera.

Këtë Mandl e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, Raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në dixhitalizimin dhe fusha të tjera”, ka shkruar ai.

Çështja e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka mbetur pezull për shkak të zgjedhjeve që së fundmi janë mbajtur në Kosovë.

Deri në formimin e institucioneve pritet që të mos ketë një takim të radhës në mes këtyre dy vendeve të Ballkanit Perëndimor. /Insajderi.com