Parlamenti i Katalonisë shpall pavarësinë nga Spanja

Parlamenti i Katalonisë shpall pavarësinë nga Spanja

Parlamenti i Katalonisë e shpalli pavarësinë nga Spanja.

Ky veprim u mbështet nga një votim 70-10 të bojkotuar nga deputetët e opozitës,

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi dhe tha se sundimi i ligjit do të rikthehet në Katalonjë.

Më herët, Rajoy u bëri thirrje senatorëve të miratojnë sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën.

Ai tha se dëshiron të shkarkojë liderin katalans, zëvendësin e tij dhe ministrat rajonalë.

Këtë muaj, Katalonja ka mbajtur referendum për pavarësi, të cilin Madridi e ka shpallur jokushtetues.

Rajoy tha se kërkon masa të jashtëzakonshme, sepse nuk ka zgjidhje tjetër dhe se në Katalonjë duhet të kthehet “ligji, demokracia dhe stabiliteti”.

Ai akuzoi Qeverinë e Katalonjës për ndarje të familjeve dhe përçarje të shoqërisë.