Parlamenti Studentor kërkon shkarkimin e prorektores

Parlamenti Studentor kërkon shkarkimin e prorektores

Përmes një kumtese për media, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës thotë se i ka marrë me shqetësim deklaratat e prorektores Pustina- Krasniqi për, siç thuhet në kumtesë, ndërlidhjen që ka bërë ndërmjet veshjeve të studenteve dhe ngacmimeve seksuale.

“Ne konsiderojmë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet të jetë shembull për institucionet e tjera në Kosovë. Që Universiteti i Prishtinës të tregohet si i tillë, prorektorja do të duhej të jepte dorëheqje që pas dhënies së atyre deklaratave”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.

Ngacmime seksuale në UP – Prorektorja fajëson veshjet provokative të femrave

Pustina- Krasniqi, e cila është Profesor assistent në lëndën Protetik stomatologjike në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, në një deklaratë javën e kaluar fajin për ngacmimet seksuale kishte thënë se e kanë edhe vajzat që vishen në mënyrë provokative.

“Por një porosi thotë për gjininë femërore, studentëve, stafit akademik, stafit administrav  ju apeloj që mos të provokojnë, mos të vishën në mënyrë provokative, sepse ky është një efekt psikologjik, sepse ky është një efekt psikologjik i cili mund të ndikojë shumë negativisht në rrethin në të cilën një student i caktuar kryen ushtrimet, ligjëratat. Prandaj i apeloj vajzat e reja që janë një pjesë e një institucioni shumë serioz, në të cilin kryhen ligjërata nga profesorë dhe asistent, për këtë duhet të respektojnë kodin e veshjes”, kishte thënë ajo.

Prorektorja që bëri deklaratë seksiste është anëtare e Agjencisë për Barazi Gjinore