“Partia Demokratike do të ketë pasoja nëse zgjedh Sali Berishën si udhëheqës të saj”

“Partia Demokratike do të ketë pasoja nëse zgjedh Sali Berishën si udhëheqës të saj”

I Dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se Partia Demokratike do të ketë pasoja nëse zgjedh Sali Berishën si udhëheqës të saj, përcjell Insajderi.com.

Ndërsa, sipas tij, pretendimet e Berishës së vendimi për shpalljen e tij non-grata ka qenë skemë e Sorosit e miqve të tij, janë të absolutisht të gabuara, madje edhe të rrezikshme.

“Do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur non-grata, për të qenë udhëheqësi i saj. Absolutisht nuk është raste. Kjo është absolutisht e gabuar. Është e rrezikshme. Nuk dua që njerëzit t’i shohin këto mendime dhe këto shpallje si mjet politik.

Këto janë përpjekje institucionale për të luftuar korrupsionin. Ja se ç’janë. Ndaj, nuk u bë nga një administratë, nuk u bë nga një vendim-marrës, dhe nuk u bë nga një anëtar apo një organizatë brenda kabinetit. Ishte një përpjekje kolektive dhe arritëm konsensus për të”, tha ai në News 24.

Tutje, teksa u pyet se nëse SHBA-ja do të vë në dispozicion provat dhe të dhënat për sistemin shqiptar të drejtësisë kur vie fjala në rastin e Berishës, ai tha se kjo mund të bëhet.

“Kemi një sistem të shkëlqyer bashkëpunimi në ligj zbatim dhe bashkëpunim ligjor dhe po, mund ta bëjmë”, tha ndër të tjera Escobar./Insajderi.com