Partia Demokratike e Kosovës shkarkon deputeten Grainca nga të gjitha funksionet e saj

Partia Demokratike e Kosovës shkarkon deputeten Grainca nga të gjitha funksionet e saj

Pasi doli hapur me Vetëvendosjen, deputetja Adelina Grainca është shkarkuar nga të gjitha funksionet e saj nga partia në listën e të cilës u zgjodh deputete, njofton Insajderi.

Përmes komunikatës për media, PDK-ja ka njoftuar se që nga mbrëmë ishin të informuar se deputetja në fjalë dhe familja e saj kanë pranuar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderët publikë për bizneset që ka deputetja dhe familja e saj.

Komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot nga të gjitha funksionet deputeten Adelinë Grainca, pasi ajo tradhëtoi votën e eletoratit të PDK-së dhe e shiti votën e saj për ta votuar Vjosa Osmanin për presidente.

PDK ka qenë e njoftuar qysh mbrëmë se Albin Kurti ka hyrë në pazare me deputeten dhe familjarët e saj duke i ofruar para të majme, privilegje dhe çasje në tenderë publikë për bizneset që kanë deputetja Grainca dhe familja e saj.

/Insajderi.com