Partia e cila ka fituar zgjedhjet në Maqedoninë e veriut, LSDM, thotë se do të vazhdojnë me
parimet se interesat e qytetarëve dhe shtetit janë mbi të gjitha dhe atë do ta dëshmojmë edhe në mandatin e plotë katërvjeçar.
Nga kjo parti thonë se , Qeveria e re e udhëhequr nga LSDM në mandatin e ardhshëm katërvjeçar vazhdon me politikat që e çojnë vendin para, në rrugën evropiane të cilën e ka trasuar gjatë tre viteve të kaluara. “Para nesh qëndrojnë katër vite përparim, zhvillim dhe integrim, periudhë e reformave vendore ku do të shohim sesi vendi është transformuar në më mirë, 4 vite ku si shtet shumë më shumë do të marrim sesa do të japim.
Hapërimi historik i vendit para është konfirmim i fuqishëm se përcaktimet e Qeverisë të udhëhequra nga LSDM janë reale dhe të vërteta të orientuara në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe shtetit, thuhet në kumtesë.
Më tej nga kjo parti i pohojnë se prioritet mbetet anëtarësimi në Bashkimin Evropian .“Progresin që e kemi arritur për një periudhë të shkurtë, dritën e gjelbër të negociatave me BE-në, hapja e kapitujve të euro integrimit të vendit janë dëshmi se jemi në rrugën e drejtë dhe të duhur.
Prandaj duhet që secili prej nesh të angazhohet dhe të punojë dyfish më shumë për gjithë shoqërinë që ajo të merr më shumë.
Si parti e përgjegjshme, para qytetarëve jemi obliguar se do të punojmë shumë më shumë që të jetë edhe më mirë për të gjithë”, thuhet në kumtesën e Qendrës për komunikim me publikun në LSDM. /Insajderi.com