LSDM,partia e cila ka fituar zgjedhjet e 15 korrikut në Maqedoninë Veriore, përmes një komunikate sot ka përsëritur qëndrimin se zhvillon negociata serioze për formimin e qeverisë me mandat të plotë katërvjeçar që siç thonë, “do të sigurojë pastrim të gjyqësisë dhe kontrollim të origjinës së parave dhe pronës të çdo funksionari”, njofton Insajderi.
Qeveria e re, theksojnë nga aty, do të angazhohet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit në gjitha nivelet- pa dallim nëse dikush vjen nga partia, komuna, institucion, nëse është ekspert, funksionar, i njohur e i panjohur.
“Prioritet është pastrimi i gjyqësisë, ndërsa bashkë do të dakordohemi dhe vendosim sistem të kontrollit të origjinës se parave dhe kapitalit të secili funksionar. Gjykatësit dhe prokurorët kanë për detyrë të sigurojnë sundim të së drejtës ku ligji është i njëjtë për të gjithë. Gjykatësit të cilët vjetërsojnë lëndë do të shkarkohen me automatizëm”.
“Do të kryhet revizion në themel i 5 përqindëve nga përkthimet gjyqësore në 5 vitet e fundit me zgjedhje të rastësishme. Pason zgjedhja e gjitha lëndëve të Prokurorisë speciale publike”, thekson LSDM.