Partia Fjala për ngritjen e pagave: Kjo është vjedhje e popullit  

Partia Fjala për ngritjen e pagave: Kjo është vjedhje e popullit  

Partia Fjala ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritjen e pagave të tij, ministrave, këshilltarëve dhe zyrtarëve tjerë të lartë.

Kjo parti e cilëson këtë vendim si të turpshëm dhe skandaloz.

“Ky vendim është vjedhje e popullit, ngase me taksat e popullit dhe pa e pyetur fare popullin, këta zyrtarë ia rrisin vetës pagat. Ne FJALA në vazhdimësi e kemi kundërshtuar rritjen e pagave të deputetëve, ministrave , kryeministrit dhe zyrtarëve tjerë të lartë”.

“Këtë e kemi kundërshtuar fuqishëm përmes Kryetarit tonë Dr.Gëzim Kelmendit gjatë dy mandateve të kaluara. E kundërshtojmë edhe tash. Njëherit ftojmë deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, që ta kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim skandaloz dhe të turpshëm të kryeministrit Haradinaj”, thuhet në reagimin e Fjalës.