Partia minoritare e prish koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje

Partia minoritare e prish koalicionin qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje

Nënkryetari i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Gani Elshani ka njoftuar se kjo parti ka dalë nga koalicioni qeveritar me Lëvizjen Vetëvendosje.

Elshani ka njoftuar se janë larguar nga detyra e zëvendës ministrit dhe këshilltarët e kësaj partie, shkruan Insajderi.com.

“Për elektoratin  e Partisë së Ashkalive për Integrim. Prishet kualicioni PAI me  VV në nivel qëndror .Largohën nga detyra  zv.ministri dhe Këshilltarët”, ka shkruar Elshani në Facebook.

Sipas Elshanit, disa këshilltarë dhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani do të largohen nga pozitat e tyre.

Në komente, Elshani ka shprehur mllefin e tij ndaj kryetarit të kësaj partie, Danush Ademi, me të cilin lë të kuptohet se asnjëherë më nuk do të bashkëpunojë.

“I nderum Mirsad ,kurrë për jetë më me Danushin”.

Ndërsa, ende nuk e ka bërë të ditur shkakun e largimit nga koalicioni./Insajderi.com