Partia opozitare maqedonase kryen presion ndaj komisionit rregullator

Partia opozitare maqedonase kryen presion ndaj komisionit rregullator

“E kuptoj pakënaqësinë nga vendimi i sjell dhe mendoj se protestat e qytetarëve janë legjitime kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike, por VMRO-DPMNE-ja opozitare me protestën e
paralajmëruar për sot kryen presion ndaj trupit rregullator”, porositi kryetari i Komisionit rregullator për energjetikë të Republikës së Maqedonisë Veriore, Marko Bislimovski.

“Protestat e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë legjitime dhe e kuptoj pakënaqësinë. Prandaj inicuam takim me sindikatën në të cilën jemi në dispozicion të plotë që t’u
ndihmojmë kur do të marrin pjesë në këshillin ekonomik-social me analiza profesionale dhe mbështetje për vendim në drejtim të ndihmës së kategorive më të rrezikuara, ndërsa veçanërisht
për ata të cilët direkt i ndjejnë pasojat nga kriza shëndetësore. Jam i dëshpëruar që në vitin 2020, në kohë të pandemisë, partia më e madhe opozitare, në vend që të ofrojë zgjidhje institucionale
dhe vizionare, zhvillon agjendë agresive politike me presion ndaj trupit rregullator”, deklaroi Bislimovski.

Për sot në mbrëmje sërish janë paralajëmëruar protesta në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut kundër shtrejtimit të rrymës elektrike. /Insajderi.com