Lidhja Demokratike e Kosovës duket se e ka marrë seriozisht nisjen e fushatës që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kësisoj, ata sot, i kanë nisur takimet e tyre duke zgjedhur komunën e Prizrenit.
Shumë zyrtarë të partisë së Isa Mustafës, e kanë zhvilluar sot një takim në Prizren.
“Aty ku bëhet Kuvendi, në Prizren për fitoren e LDK-së”, ka shkruar në Facebook, deputeti i kësaj partie Armend Zemaj.
Ky subjekt politik së fundmi e bëri të qartë pozicionimin e tyre karshi qeverisë Haradinaj.