Partia Socialdemokrate e Kosovës e quan të dëmshëm Asociacionin e Komunave

Partia Socialdemokrate e Kosovës e quan të dëmshëm Asociacionin e Komunave

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka reaguar ndaj procesit të dialogut duke thënë se kjo qasje e Qeverisë së Kosovës është rinisje e procesit të dialogut të ndërprerë  nga koha e vendimit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, njofton Insajderi.

Në komunikatën e PSD-së në Facebook, thuhet së Kosova nuk ka kohë për procesin “pa paragjykime” të Lajcakut, sic e kanë quajtur ata, por dialogu duhet të jetë vetëm dialog për njohje të ndërsjelle.

Sipas PSD, fakti qe pesë anëtare te BE-së nuk e njohin Kosovën, tregon për pafuqinë e procesit për të sjellë njohje.

“Kosova nuk ka kohë për procesin “pa paragjykim” të Lajçakut. Për Kosovën, dialogu është dialog për njohje të ndërsjellë. Asnjëri nga 5 vendet mosnjohëse brenda BE-së, deri tash nuk ka deklaruar se do ta njohë Kosovën nëse ky është rezultati i dialogut. Mungesa e unitetit evropian është pafuqi e procesit për të sjellë rezultat. Kështu, procesi bëhet qëllim në vete, kurse rezultati i dëshirueshëm. Përmbyllja e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit nuk mund të jetë peng i mungesës së unitetit brenda BE-së. Ky nuk është qëndrim anti-evropian, por thirrje për unitet përmes demokratizimit të vetë Bashkimit Evropian”.

Më pas në komunikatën e PSD-së, thuhet së Asociacioni Brenda planit të Lajcakut shkel mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015 rreth “Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”./Insajderi.com