Partia Turke në Kosovë reagon pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem, paralajmëron se do të marrin masa

Partia Turke në Kosovë reagon pasi Kosova vendosi të hapë ambasadë në Jerusalem, paralajmëron se do të marrin masa

Partia Demokratike Turke, ka kundërshtuar vendimin e Kosovës për hapje të ambasadës në Jerusalem.

Ky subjekt politik, ka komentuar zhvillimet në lidhje me marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit, njofton Insajderi.

“Pastaj hapja e një ambasade në Jerusalem ka shkaktuar dëshpërim dhe shqetësim të madh. Okupimi i Jerusalemit nga Izraeli është hedhur poshtë nga Kombet e Bashkuara dhe hapja e një ambasade të Kosovës atje do të përbënte shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe do të dëmtoj imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ashtu do të rrezikoj tërheqjen e disa njohjeve ekzistuese”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Po ashtu në këtë komunikatë kundërshtohet edhe ndarja e përgjegjësive të Liqenit të Ujmanit.

“Ndarja e përgjegjësive për Liqenin e Ujmanit do të dëmtoj sovranitetin e qeverisë sonë. Ne besojmë se Republika e Kosovës, të cilët morën pjesë në Shtëpinë e Bardhë si shtet i pavarur, duhet ndërmarr hapa para për këtë status”.

Ky parti poltike e përmbyllë reagimin duke thënë se “Partia Demokratike Turke në Kosovë do të ndërmarr veprime në bazë të rezultatit të negociatave”. /Insajderi.com

Reagimi i plotë:

Ne besojmë që marrëveshja në Uashington, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtator është një fazat më të rëndësishme të dialogut të stërzgjatur mes Kosovës dhe Serbisë.

Ne na vjen keq ta thajmë por kanë kaluar 48 orë dhe grupi parlamentar ‘6+’ nuk është njoftuar për asgjë nga Qeveria Hoti për detajet e marrëveshjes.

Sidoqoftë, detajet e marrëveshjes kanë dal në media dhe nga deklaratat e qeverisë kanë treguar se Marrëveshja e Uashingtonit ka substanca shqetësuese.

Ndarja e përgjegjësive për Liqenin e Ujmanit do të dëmtoj sovranitetin e qeverisë sonë. Ne besojmë se Republika e Kosovës, të cilët morën pjesë në Shtëpinë e Bardhë si shtet i pavarur, duhet ndërmarr hapa para për këtë status.

Pastaj hapja e e një ambasade në Jerusalem ka shkaktuar dëshpërim dhe shqetësim të madh. Okupimi i Jerusalemit nga Izraeli është hedhur poshtë nga Kombet e Bashkuara dhe hapja e një ambasade të Kosovës atje do të përbënte shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe do të dëmtoj imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Po ashtu do të rrezikoj tërheqjen e disa njohjeve ekzistuese.

Ne duam të njoftojmë publikun se Partia Demokratike Turke në Kosovë do të ndërmarr veprime në bazë të rezultatit të negociatave

Washington Anlaşması Hakkında Basın AçıklamasıDeğerli Kamuoyu,ABD Başkanı Donald Trump'ın evsahipliğinde 04 Eylül…

Gepostet von KDTP – Kosova Demokratik Türk Partisi am Sonntag, 6. September 2020