“Partitë i paguajnë dënimet për shkeljen e masave me taksat e qytetarëve”

“Partitë i paguajnë dënimet për shkeljen e masave me taksat e qytetarëve”

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se partitë politike të cilat janë gjobitur gjatë fushatës nga komunat për shkeljen e masave kundër COVID-19, do t’i paguajnë këto gjoba me paratë e shtetit, njofton Insajderi.

Kjo pasi sipas tij, shteti çdo vit ndanë mbi katër milionë euro për financimin e partive politike.

“Me këtë logjikë, që nga fillimi i fushatës le të themi se çdo parti politike është dënuar së paku 20 herë nga 2000 euro, për shkeljen kornizës ligjore të COVID-19, dhe nëse të njëjtat i kanë paguar këto gjoba pa shfrytëzuar të drejtën e pagesës përgjysmë si e përcakton Ligji për Kundërvajtje, i bie që një parti politike ka paguar gjoba deri 40.000 Euro.

E kur partitë politike të mëdha nga taksapaguesit paguhen çdo vit deri një milion euro, atëherë gjoba prej 40 mijë euro është një hajgare e që direkt gjobën e paguan partia, e indirekt shpenzimet i mbulon qytetari i thjeshtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Miftaraj shtuar se partitë politike janë shndërruar në vrasës të qytetarëve, pasi po ua cenojnë rëndë shëndetin.

“Po çka fiton qytetari nga partitë politike gjate këtyre zgjedhjeve. Në rastin më të mirë e merr virusin Korona dhuratë, nga i cili do të këtë probleme shëndetësore, shpenzime për kurimin e kësaj sëmundje që shkon nga disa dhjetëra euro, në raste të caktuara qindra euro e jo rrallë edhe mijëra euro.

Në skenarin më të keq, edhe e paguan me atë që çdo shtet e ruan dhe e mbron me Kushtetutë si vlerë të pazëvendësueshme si është jeta e njeriut. Në këtë drejtim të gjitha partitë politike pa dallim që po e cenojnë rëndë shëndetin publik të qytetarëve, duke mos respektuar masat lidhur me parandalimin e pandemisë COVID-19, mund të iu themi se janë shndërruar në vrasës të qytetarëve të këtij vendi. Me 14 shkurt 2021, me siguri se do të kemi me pak votues edhe për shkak të vdekjeve potenciale të shkaktuara nga fushatat parazgjedhore të partive politike”, ka shkruar tutje ai./Insajderi.com

Financimi i partive politike nga buxheti i shtetit dhe Pandemia COVID-19!

Shteti cdo vit ndan mbi 4 milione Euro per…

Posted by Ehat Miftaraj on Monday, February 8, 2021