
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që një subjekt politik ka të drejtë të shpenzojë deri në 934 mijë e 831 euro për fushatë zgjedhore, pra 0.5 euro për votues të regjistruar, njofton Insajderi.
Vendimi i këtij komisioni, i cili u mor gjatë një mbledhje të mbajtur të hënën, mbështetet në të dhënat e listës jopërfundimtare të votuesve, sipas të cilës numri i votuesve në Kosovë është 1 milion e 869 mijë e 662.
Ndërkohë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, njoftoi se e marta është dita e fundit kur partitë mund të deklarohen për koalicionet parazgjedhore.
KQZ gjithashtu ka miratuar formularët dhe ka bërë të ditura dokumentet dhe format e aplikimit për mërgatën./Insajderi.com