Partitë paguan rreth 250 mijë euro gjobë për shkeljet në zgjedhje

Partitë paguan rreth 250 mijë euro gjobë për shkeljet në zgjedhje

Dy partitë politike, Alternativa dhe KTAP janë dy partitë e  vetme politike në vend, të cilat nuk kanë paguar akoma borxhet në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ua ka vënë.

Gjoba që kap vlerën e 17 mijë e 650 euro, partive iu bë nga PZAP për shkak të shkeljes së dispozitave në zgjedhjet lokale të vitit 32017, shkruan Indeksonline.

Gjatë këtij procesi zgjedhor, PZAP-i, ka dënuar me gjoba gjithsejtë 15 (pesëmbëdhjetë) subjekte politike në vlerë prej 257,350.00 euro, prej tyre 13 (trembëdhjetë) subjekte politike i kanë paguar gjobat në total prej 239,700.00 euro, ndërsa 2 (dy) subjekte politike ende nuk i kanë paguar gjobat në shumë prej 17,650.00 euro.

Subjektet politike të cilat janë dënuar me gjoba dhe të cilat i kane paguar ato, janë si në vijim:

  1. LDK, është dënuar gjithsejtë: 78,550.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
  2. L. SERBE, është dënuar gjithsejtë: 38,550.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
  3. LVV, është dënuar gjithsejtë: 39,400.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
  4. PDK, është dënuar gjithsejtë: 34,950.00 €. Ka paguar në tersi gjobat,
  5. AKR, është dënuar gjithsejtë: 20,050.00 €. Ka paguar në tersi gjobat,
  6. AAK, është dënuar gjithsejtë: 17,200.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
  7. NISMA, është dënuar gjithsejtë: 6,950.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
  8. KDTP, është dënuar gjithsejtë: 2,450.00 €, Ka paguar në tersi gjobat,
  9. PDAK, është dënuar gjithsejtë: 250.00 €, Ka paguar në tersi gjobën,
  10. PAI, është dënuar gjithsejtë: 250.00 €, Ka paguar në tersi gjobën,
  11. LB, është dënuar gjithsejtë: 250.00 €. Ka paguar në tersi gjobën,
  12. PLE, është dënuar gjithsejtë: 300.00 € Ka paguar në tersi gjobën,
  13. GISDP. O.Ivanovic, është dënuar gjithsejtë: 550.00 € Ka paguar në tersi gjobën.

Gjithsejtë: 239,700.00 euro.

Kurse, subjektet politike të cilat janë dënuar me gjoba dhe të cilat ende nuk i kane paguar ato, janë si në vijim:

  1. ALTERNATIVA 15,450.00 €, Nuk ka paguar,
  2. KTAP 2,200.00 € Nuk ka paguar.

Gjithsejte: 17,650.00 euro

Mjetet financiare të paguara nga subjektet politike janë transferuar në Buxhetin e Republikës së Kosovës.

Subjektet politike në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me datën 15.05.2018 kanë paguar gjobat si në vijim:

  1. Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK, ka paguar gjithsejte: 78,550.00 euro,
  2. Partia Demokratike e Kosovës – PDK, ka paguar gjithsejte: 16,700.00 euro dhe,
  3. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, ka paguar gjithsejte: 17,200.00 euro.