Partitë politike deklarohen se në zgjedhje do të shkojnë pa koalicione parazgjedhore

Partitë politike deklarohen se në zgjedhje do të shkojnë pa koalicione parazgjedhore

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth vlefshmërisë së votës së Etem Arifit, është mirëpritur nga të gjithë dhe të gjithë partitë janë deklaruar se janë gati për zgjedhje, njofton Insajderi.

Në konferenca të mbajtura për media, krerët e partive politike u zotuan se do ta respektojnë vendimin e të organit më të lartë gjyqësor në vend dhe se që tani kanë filluar përgatitjet për zgjedhje.

Në radhë të parë kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës shkon e vetme në zgjedhje, po, nuk ka treguar nëse ai do të jetë kandidat për kryeministër apo dikush tjetër nga partia e tij.

Nga Partia Demokratike e Kosovës, duke kritikuar qeveritë e deritanishme, kanë thënë se janë të gatshëm të qeverisin me vendin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në anën tjetër, nuk heq dorë nga posti i presidentit dhe synon po ashtu edhe ulësen e të parit të ekzekutivit.

Gjykata Kushtetuese të hënën në mbrëmje konstatoi se vota e Etem Arifit, që ishte vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti është kundërkushtetuese dhe e urdhëroi u.d. të presidentes, Vjosa Osmani që ta caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme jo më larg se 40 ditë./Insajderi.com