"Dakord po, gati jo"

Partitë shprehën të gatshme për zgjedhje por vetëm Vetëvendosje kërkon të mbahen

Partitë parlamentare shqiptare po shprehën se janë të gatshme për organizimin e zgjedhjeve të reja, por vetëm Lëvizja Vetëvendosje po kërkon që ato të mbahen.

Partitë shprehën të gatshme për zgjedhje por vetëm Vetëvendosje kërkon të mbahen

​Në partitë në pushtet, LDK e AAK, thonë se do të vazhdojnë qeverisjen, por nëse krijohen rrethanat i kanë të përgatitura strukturat për zgjedhje. Ndërsa në PDK, përkundër gatishmërisë shprehën se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme.

Deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri thotë se ka shumë arsye pse në këtë kohë nuk duhet të shkohet në zgjedhje, por nëse duhet të vijë në atë pikë, partia e tij është e gatshme, njofton Insajderi

“Patjetër që ne jemi të gatshëm, por janë shumë arsye që mendojmë që nuk ka nevojë të shkojmë në zgjedhje. Jo nga fakti që ne udhëheqim qeverinë dhe jemi në pushtet, por jemi të bindur që shumë zhvillime janë të natyrës që procesi zgjedhor nuk do t’i ndihmonte, por sa i përket gatishmërisë nuk diskutohet se LDK-ja është gjithmonë e gatshme, por besojmë që do të arrijmë edhe më tej të qeverisim dhe të ketë një qeverisje stabile dhe për të ardhmen nuk mund të parashikojë”.

Në linjë të njëjtë me Beqirin është edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, e cila thotë se përderisa nuk ka qarje të koalicionit, nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Ajo thekson se vazhdimisht janë duke punuar me strukturat dhe elektoratin për të qenë gjithmonë në gatishmëri.

Por, kundër zgjedhjeve të reja për KosovaPress u shpreh edhe nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, por i cili thotë se për një proces të tillë janë gjithmonë të gatshëm.

“PDK-ja çdo herë është e gatshme sidomos kur është në opozitë për të reja dhe parakohshme. Problemi është se cili do të ishte synimi i zgjedhjeve të parakohshme politikisht. Unë mendoj që krejt çka duhet të bëjmë është të përgatitemi për zgjedhje lokale në vitin 2021”.

Por pavarësisht këtyre, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu duke shprehur gatishmërinë për zgjedhje të reja, thotë se po punojnë me ngulm të “heqin qafe” qeverinë Hoti, që sipas saj, po e rrezikon Kosovën./Insajderi.com