“Partneriteti me SHBA-të do të vazhdojë gjithmonë”

“Partneriteti me SHBA-të do të vazhdojë gjithmonë”

I ngarkuari me punë ne ambasadën e Kosovës në Uashington, Valdet Sadiku, ka thënë se partneriteti me Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë përgjithmonë, njofton insajderi.

“Përfundimi i një jave produktive dhe përgatitja për angazhimet tona të ardhshme, me një besim të palëkundur në miqësinë dhe partneritetin tonë. Dje, sot, nesër, dhe gjithmonë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Ditë më parë, Përparim kryeziu, zëdhënës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit – ka deklaruar se “marrëveshja e Uashingtonit nuk ka pesh juridike”.

Kjo kishte ngjallur reagime nga opozita, duke pretenduar se “Qeveria Kurti po prish raportet e Kosovës me SHBA-të”.

Marrëveshja e Uashingtonti është nënshkruar më 4 shtator të vitit të kaluar, ndërmjet Aleksandër Vuçiqit dhe kryeministrit të atëhershëm të Kosovës Avdullah Hotit.

Kishte karakter ekonomik, por disa pika nuk lidhesin me ekonominë – njohja e Kosovës nga Izraeli ishte njëra nga pikat që e nënshkroi Hoti.

Por, Albin Kurti atëherë si opozitar I gjend si kritikues I  Qeverisë për atë marrëveshje.

Sigurisht, njohjen nga Izraeli e kishte përshëndetur. /Insajderi.com