Doagana e Kosovës tash e një vit udhëhiqet me ushtrues detyre, fillimisht nga Ibrahim Xhaka e më pas nga Bajram Rexha, transmeton Insajderi.
Emërimi i drejtorit të ri të Doganës ka mbetur në diskrecionin e Qeverisë së re, përkatësisht të ministrit të ri të Financave.
Ndonëse për procesin e drejtorit të doganës, konkursi dhe rekrutimi për listën e ngushtë finale ishte proceduar nga Ministria e Financave me në krye ish-ministren Hykmete Bajrami, kjo përzgjedhje është shtyrë deri në ardhjen e Qeverisë së re.
Ministri në detyrë i Financave, Agim Krasniqi thekson se me rekomandim të kompanisë së angazhuar nga Ambasada Britanike zgjedhja e drejtorit të ri të Doganës nuk do të bëhet nga Qeveria në detyrë.
“Rekomandimi është prej britanikëve që kanë marrë pjesë në përzgjedhje që me prite deri në ardhjen e Qeverisë së re, kështu që unë nuk e kam përcjell më tutje, sepse edhe ashtu nuk po besoj që është në rregull as prej kandidatëve as prej askujt si proces me përmbyll tash. Ky është të paktën edhe rekomandimi i anglezëve”, thotë Krasniqi, raporton KP. /Insajderi.com