Pas 10 orëve seancë, Kuvendi dështon të miratojë rezolutën për Haradinajn

Pas 10 orëve seancë, Kuvendi dështon të miratojë rezolutën për Haradinajn

Pas më shumë se 10 orë sa ka zgjatur seanca e jashtëzakonshme për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të miratojnë një rezolutë për këtë çështje.

Me vetëm 47 deputetë të pranishëm në sallë, miratimi i një rezolute nëpërmjet së cilës kërkohej lirimi i menjëhershëm i Haradinajt por edhe ndërprerja e bisedimeve me Serbinë, ka dështuar të miratohet./Insajderi.com