Pas 137 ditësh në Bergamo, asnjë pacient me Covid-19

Në spitalin e Bergamos, pas plot 137 ditësh, nuk ka më asnjë pacient të prekur nga koronavirusi. Kjo është një ngjarje e rrallë, por shumë pozitive, kur dihet se Italia ka qenë vendi që ka vuajtur më së shumti nga Covid-19.

Pas 137 ditësh në Bergamo, asnjë pacient me Covid-19

Në kujtim të viktimave është mbajtur një minutë heshtje dhe më pas kanë shpërthyer duartrokitjet për punën e palodhur të rreth 400 punonjësve të repartit të terapisë intensive të Spitalit Papa Xhovani, mjekë, infermierë, punonjës suporti dhe sanitarë, njofton Insajderi

Në ditët më kritike të pandemisë, Spitali i Bergamos kishte arritur të trajtonte deri në 100 pacientë të vendosur në ventilatorë.

Katër rajonet që nuk sjellin më asnjë rast të ri janë ato të Umbrias, Sardenjës, Valle D’aostës dhe Molizes. 24 orët e shkuara ndërkohë janë bërë më shumë se 50 mijë tamponë në të gjithë Italinë./Insajderi.com