Pas Amerikës edhe një shtet i fortë evropian bëhet me shtëpi të përhershme në Kosovë

Pas Amerikës edhe një shtet i fortë evropian bëhet me shtëpi të përhershme në Kosovë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Ambasadori Gjerman, Christian Heldt, kanë nënshkruar kontratën për shfrytëzimin e një prone të paluajtshme në Prishtinë për Ambasadën Gjermane.

Sipas tyre në vitet e ardhshme do të ndërtohet objekti i ri i Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, raporton Gazeta Insajderi.

Ambasadori Heldt deklaroi se i gëzohet këtij hapi të rëndësishëm.

“I gëzohem këtij hapi të parë të rëndësishëm për ndërtimin e objektit të ri të Ambasadës Gjermane dhe falënderoj Kryetarin e Komunës dhe Kuvendin Komunal të qytetit të Prishtinës si dhe Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme. Ndërtimi i objektit të ri të Ambasadës Gjermane në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë është një hap i ri veçanërisht domethënës në raportet tona bilaterale”, ka thënë Heldt.

Ndër tjera Heldt ka shtuar se “Objekti i ri do të jetë një vend për takime dhe shkëmbime të hapura, të cilin edhe nga aspekti mjedisor dëshirojmë ta ndërtojmë në përputhje me standardet më të larta. Objekti i ri i ambasadës duhet të jetë shembull për urbanizëm miqësor dhe të gjelbër. ”

Ndërtimi i objekti të ri të Ambasadës Gjermane do të planifikohet dhe kryhet gjatë viteve të ardhshme sipas standardeve më të larta gjermane dhe europiane. Ne i gëzohemi kësaj qendre të re domethënëse për raportet e mira ndërmjet shteteve dhe shoqërive tona, thuhet në komunikatën e ambasadës. /Insajderi.com