Lista e kandidatëve për deputetë në koalicionin LDK-AKR ka pësuar ndryshime, njofton Insajderi.
Gjatë ditës së djeshme, subjekti i drejtuar nga Behgjet Pacolli janë ankuar se LDK nuk ka respektuar marrëveshjen për renditje.
Ndërsa sot, një gjë e tillë është korrigjuar sipas sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli.
Është Flamur Sefaj i cili ishte caktuar me numër 76 paraprakisht, por korrigjimin e listës, ai tash bartë numrin 55.
Islam Pacolli dhe Ibrahim Makolli kanë ndërruar vend në listë, duke marrë numrat e njëri-tjetrit sipas përbërjes paraprake.
Tash Islam Pacolli është me numër 22, ndërkaq Ibrahim Makolli ka numrin 34. /Insajderi.com