Forma tjera

Pas anulimit të Ligjit për Paga, Zemaj me lajm të mirë për punëtorët e shëndetësisë

Armend Zemaj po kërkon të gjejë mënyra të tjera për t’ua rritur të ardhurat mjekëve e punëtorëve të tjerë shëndetësorë, pas anulimit të Ligjit për Pagat qe e bëri Kushtetuesja, e me të cilin ligj përfitonin punëtorët shëndetësorë.

Pas anulimit të Ligjit për Paga, Zemaj me lajm të mirë për punëtorët e shëndetësisë

Mbase Gjykata Kushtetuese e ka anuluar ligjin për pagat, me anë të të cilin parashihej rritje e rrogave për punëtorët e shëndetësisë, por ministri aktual i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka lajme të mira për ta, njofton Insajderi.

Zemaj, në një status në llogarinë e tij në Facebook, pasi ka shprehur keqardhje për këtë anulim që u pamundëson punëtorëve të shëndetësisë paga më të mira, ka shkruar se megjithatë ky nuk është një vendim që pamundëson rritjen e pagave edhe në forma të tjera.

“Kjo nuk nënkupton që me këtë akt, ka përfunduar çdo gjë rreth angazhimeve për përmirësimin e pozitës materiale të profesionistëve shëndetësorë, sepse, Ministria e Shëndetësisë do ta ndërmarrë hapa në drejtim të zhvillimit të një dialogu të drejtpërdrejt me Odat e profesionistëvë shëndetësorë, Sindikatat dhe mekanizmat e tjerë, me qëllim që të gjejmë rrugën më të mirë dhe më adekuate për të shtyrë para dhe mbrojtur interesat e profesioneve mjekësore”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook.

“Pandemia dhe puna që personeli shëndetësor kanë treguar gjatë kësaj kohe është një argument më shumë për të bindur edhe të tjerët se është e domosdoshme që nismat ligjore për përmirësimin e statusit social të punonjësve shëndetetësor janë të domosdoshme”.

“Prandaj, jo nga sot, por nga dje, ne jemi të angazhuar që në bashkëpunim me Qeverinë të shohim cila do të jetë alternativa më e mirë që punonjësve shëndetësor t’u respektohen të drejtat e tyre dhe të trajtohen me dinjitet brenda shoqërisë sonë”./Insajderi.com