Pas arrestimit të Loredana Zefit – ky është veprimi i parë i saj

Pas arrestimit të Loredana Zefit – ky është veprimi i parë i saj

Pas raportimeve për arrestimin e rep-artistet, Loredana Zefi dhe vëllait të saj Beratit për mashtrim ndaj një çifti zviceran, në llogarinë e Loredanës në Instagram janë ndaluar të gjitha komentet.

Ajo momentalisht ndodhet në paraburgim, por dikush me sa duket është duke e menaxhuar llogarinë e saj në Instagram. Në të gjitha fotografitë nuk figuron as edhe një koment.

View this post on Instagram

Bonnie & Clyde ?‍?‍? @mozzik

A post shared by Loredana (@loredana) on

Sapo të futeni në llogarinë e saj në Instargram mund të shihini veprimin që është ndërmarr për t’i parandaluar komentet negative.

View this post on Instagram

1 Februar 2019 !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

A post shared by Loredana (@loredana) on

Media zvicerane “20 minuten” ka raportuar sot se rep-artistja, Loredana Zefi së bashku me vëllain e saj, Beratin dyshohen janë arrestuar për dyshimin për mashtrim ndaj një çifti zviceran në të 50-tat. Çifti pretendojnë se u mashtruan nga Loredana dhe vëllai i saj Berati, duke humbur kështu rreth 900.000 franga. Për të mos mjaftuar me kaq, Valais Petra dhe bashkëshorti i saj, Hans, thanë se janë mashtruar, detyruar dhe kërcënuar.

Loredana ishte arrestuar nga policia në një apartament në qytetin e Lucernit, shkruan 20minuten, shkruan Insajderi.com

“Loredana dhe vëllai i saj morën gjithçka prej nesh, paratë tona, thjesht çdo gjë për të cilën njerëzit punojnë. Për shkak të saj kam dashur të vras veten”, deklaroi Petra.

Loredana Zefi është e martuar me reperin, Mozzik dhe kanë një vajzë. Çifti është përfolur shumë në mediat rozë për suksesin në karrierë, por edhe për jetën tejet luksoze që bëjnë. E që shumë qartë mund të shihet sapo të futeni në llogaritë në Instagram të dyshes./Insajderi.com