Pas bllokadës, Bullgaria dhuron vaksina për Maqedoninë së Veriut

Pas bllokadës, Bullgaria dhuron vaksina për Maqedoninë së Veriut

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov, kanë intensifikuar mesazhet relaksuese dhe që përafrojnë dy vendet në një periudhë kur kontesti mbetet edhe më tej i bllokuar. Borisov përmes një statusi në Facebook, me një përmbajtje tejet më të butë se ajo e funksionarëve të partisë së tij, i është përgjigjur falënderimit publik që Zoran Zaev e bëri publikisht një ditë më parë, njofton Insajderi.

Zaev e filloi këtë shkëmbin të porosive publike me një status në rrjetet sociale ku falënderoi Bullgarinë dhe kreun e Qeverisë së atjeshme për donacionin në vaksina që u paralajmërua dje nga vetë krerët shtetëror.

“Pas vendimit për donacion të vaksinave, i shpreha falënderim personalisht kryeministrit Borisov, Qeverisë së Bullgarisë dhe popullit bullgar për gjestin solidar dhe human dhe aktin e rëndësishëm të miqësisë ndaj popullit maqedonas dhe ndaj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”.

Në falënderimin tim, kryeministrit Borisov i përcolla se donacioni i një pjese të vaksinave të cilat i ka siguruar Qeveria bullgare është shumë i rëndësishëm dhe vjen në kohëra mjaft të vështira dhe valës së fuqishme të virusit korona me të cilin po përballen të dy popujt, të dy shtetet dhe e gjithë bota” thotë kryeministri i vendit fqinj Zoran Zaev.

Duke e shpërndarë postimin e kryeministrit Zaev, kreu i Qeverisë bullgare, Bojko Borisov ka shkruar dhe përgjigjen e tij duke shprehur gatishmëri për të ndihmuar gjithmonë kur vendi fqinj të ketë nevojë.

“Ne gjithmonë jemi të gatshëm të ndihmojmë miqtë dhe fqinjët tanë më të mirë. Këtë ia thash kryeministrit Zoran Zaev, i cili na falemenderoi për gadishmërinë që tu ndihmojmë në sigurimin e vaksinave kundër Kovid-19. Situata është vërtetë e vështirë dhe duhet të mbështetemi dhe të jemi solidar njëri ndaj tjetrit. Çdo jetë ështëe rëndësishme dhe do të bëjmë përpjekje maksimale që ta ruajmë” shkruan Borisov.

Këto porosi nga Borisov dhe Zaev vijnë vetëm një ditë pasi Qeveria bullgare miratoi vendimin që t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut një pjesë nga secila sasi e vaksinave që do ta pranojnë. Doza e parë e vaksinave nga ky donacion pritet të arrijë në janar të vitit të ardhshëm kur Bullgaria do të pranojë sasinë e parë më të madhe, pasi në fund të këtij muaji do të pranojë vetëm rreth 500 deri në 1000 vaksina. /Insajderi.com