Pas certifikimit të votuesve publikohet lista e votuesve nga diaspora

Pas certifikimit të votuesve publikohet lista e votuesve nga diaspora

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës përmban ka plot 1 milion e 937 mijë e 869 emra të votuesve. Nga ky numër, 111 mijë 733 janë votues më shumë, në krahasim me Zgjedhjet Lokale të vitit 2017.

Ky numër i votuesve është certifikuar sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ata do të mund të votojnë 2 mijë e 547 vendvotime.

KQZ thotë se numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, më 6 tetor të këtij viti, është 111 mijë e 733 votues.

“87 mijë e 180 votues të rinj që pas zgjedhjeve lokale 2017 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 6 tetor 2019. 24 mijë e 553 votues që nuk kanë qenë në Listën Përfundimtare të Votuesve në Zgjedhjet Lokale 2017, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh ose votues që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve lokale 2017. Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur pas Zgjedhjeve Lokale 2017 dhe numri i votuesve që kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është 46 mijë e 917”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Pas certifikimit të votuesve nga KQZ është pulikuar edhe lista e votuesve nga diaspora.

http://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2019/09/BMO2019.pdf?fbclid=IwAR0EemEMmFEjs5eAufj3s39YG5cbAbTrQOYwztZAJQb-I4lWe-B-zUjd2_k