Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas shiut të rrëmbyeshëm të sotëm në Prishtinë.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, Ahmeti ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta, janë shkaktuar dëme në kryeqytet.
I pari i Prishtinës tutje luti qytetarët të kenë kujdes dhe të thërrasin në numrin e komunës për çdo emergjencë.
Gjithashtu, tregoi se ekipet janë në terren për të sanuar dëmet.
“Kemi dëme në qytet nga erërat e fortë. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe për çdo emergjencë të thërrasin në Komunë në 080012233. Ekipet janë në terren për sanim!”, shkroi Ahmeti. /Insajderi.com/
Kemi dëme në qytet nga erërat e fortë. Lusim qytetarët të kenë kujdes dhe për çdo emergjencë të thërrasin në Komunë në 080012233.
Ekipet janë në terren për sanim! pic.twitter.com/LGLGpaEOXS
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) July 23, 2020